Real Madrid e transferon Mbappen vetëm nëse i plotëson këto dy kushte

Real Madrid është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Kylian Mbappes.

Sport

25/03/2019 10:53

Real Madrid po bën gjithçka që t’i marrë shërbimet e Kylian Mbappes në afatin kalimtar të verës.

Skuadra spanjolle e di se për ta transferuar sulmuesin francez duhet t’i plotësojë dy kushte, përcjell lajmi.net nga L’Equipe.

Real Madrid duhet të paguajë mbi 200 milionë euro për transferimin e Mbappes nga PSG-ja.

Ndërsa, madrilenët gjithashtu duhet të paguajë edhe 15 milionë euro pagë në sezon për francezin, nëse duan ta kompletojnë marrëveshjen. /Lajmi.net/