Real Madrid e ofron yllin e madh për transferimin e Pogbas

Real Madrid do ta largojë Gareth Balen në fund të këtij sezoni.

Sport

15/04/2019 16:01

Real Madrid i ka bërë me dije Gareth Bales se nuk është në planet e tyre për sezonin e ri.

Skuadra spanjolle është duke tentuar ta transferojë Paul Pogban nga Manchester United, duke i ofruar uellsianin në marrëveshje, përcjell lajmi.net.

Real Madrid ka kohë që po e kërkon mesfushorin francez, andaj po tenton ta joshë skuadrën angleze, duke i ofruar Gareth Balen.

Madrilenët janë në dijeni se edhe Pogba e do transferimin në Santiago Bernabeu, andaj dëshirojnë ta mbyllin marrëveshjen para se të hapet afati kalimtar. /Lajmi.net/