Real Madrid e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Alaves

Real Madrid ka fituar 45 minutëshin e parë në ‘Alfredo Di Stefano’.

Sport

10/07/2020 22:53

Skuadra e Zinedine Zidane ka arritur që të shkojë në pauzën 15 minutëshe me epërsinë minimale 1:0, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u vendos nga një penallti e akorduar në favor të Real Madrid, e cila është paksa diskutabile sa i përket asaj nëse ndërhyrja ishte jashtë apo brenda zonës.

Gjithsesi, Ferland Mendy u pengua në zonë sipas gjyqtarit, kurse Karim Benzema konkretizoi në gol për epërsinë 1:0 të Real Madrid.

Me këtë rezultat, Real shkon drejt tri pikëve të reja, për tu afruar edhe më shumë me titullin e kampionit.

Mbetet të shihet se si skuadra e Zidane do të administrojë me rezultatin gjatë pjesës së dytë. /Lajmi.net/