Real Madrid e gjen zëvendësuesin e Kroos

Toni Kroos pritet të largohet nga Real Madrid me të përfunduar ky sezon.

Sport

25/03/2019 10:23

Toni Kroos nuk është më në planet e Real Madrid, andaj në afatin e verës dot shitet.

Mesfushori gjerman ka kohë që po kërkohet nga Manchester United, kështu madrilenët janë të gatshëm ta shesin atë, përcjell lajmi.net nga Daily Star.

Real Madrid po tenton ta transferojë Miralem pjanicin nga Juventus, ku kjo gjë do të bënte që Kroos të kalonte te ‘Djajtë e Kuq’.

Madrilenët do të paguajnë 80 milionë euro për ta transferuar mesfushorin boshnjak, gjersa kërkon 90 milionë nga shitja e gjermanit. /Lajmi.net/