Real Madrid e blindon portën

Real Madrid është përmirësuar dukshëm në mbrojtje dhe nuk ka pësuar gol në shtatë prej tetë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat.

Sport

01/10/2015 15:41

Real Madrid është në seri të rezultateve pozitive.

Ekipi i trajnerit Rafael Benitez mposhti Malmon 2:0 të mërkurën në Ligën e Kampionëve, dhe konfirmoi përmirësimin e vazhdueshëm, e sidomos në mbrojtje.

Në fakt, “Los Blancos” nuk kanë pësuar gol në shtatë prej tetë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat.

I fundit që i shënoi portierit Keylor Navas ishte futbollisti i Athletic Bilbaos, Merino Sabin, në San Mames.