Real Madrid dhe Barcelona? Jo

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka insistuar se në kontratën e tij në Anfield, nuk ekziston asnjë dëmshpërblim që i mundëson atij të transferohet në Barcelonë ose Real Madrid.

Sport

14/05/2014 21:05

Luis Suarez ka mohuar spekulimet se mund të largohet nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli uruguaian ka insistuar se në kontratën e tij me Reds nuk ekziston asnjë dëmshpërblim që i mundëson atij të largohet nga klubi nëse merr ofertë nga Barcelona ose Real Madrid. Ai thekson se sa herë lexon për një largim të tij nga Liverpool, ai e “ndërroj faqen”.

“Mendja ime tani është tek Kampionati botëror”, deklaroi Suarez gjatë një ngjarje sponsorimi për 888 Poker.

“Kam kaluar stinor shumë të mirë me Liverpoolin por tani jam i përqendruar në Kampionatin botëror. Të gjithë e dinë se gjithmonë ka shumë spekulime të medieve”, shtoi ai.

“Ju e dini se si janë mediat, si spekulojnë, dhe ju mundoheni të mos u kushtoni rëndësi. E di se çka dua. Menaxheri më ka thënë se çka ka në dispozicion e çka jo. Janë më shumë spekulime se sa realitet”.

I pyetur nëse ekziston një dëmshpërblim në kontratën e tij që i mundëson të kalojë në Barcelonë ose Real Madrid, Suarez u përgjigj: “Jo, jo, për aq sa di unë. Nuk ekziston asnjë dëmshpërblim që sugjeron si prioritet për ndonjë ekip të caktuar”.