Real Madrid deklason Melillan në Kupën e Mbretit

Real Madrid ka deklasuar Melillan duke e mundur 6:1 në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit.

Sport

06/12/2018 18:04

Real Madrid ka kaluar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Skuadra e trajnerit Santiago Solari, ka mposhtur me rezultatin 6:1 Melillan në ndeshjen e dytë kthyese të zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa ka fituar 0-4 në ndeshjen e parë në udhëtim.

Kampionët e Evropës arritën që brenda gjashtë minutave të pjesës së parë të shënojnë tre herë, shkruan lajmi.net.

Asensio me dy gola (33’, 35’) dhe Sanchez me një gol në minutën e 39’, i dhanë epërsi 3:0 Real Madridit.

Në pjesën e dytë Real Madrid shënoi edhe tre herë tjera, me Iscon që shënoi dy herë dhe Juniors Viniciues.

Golin e vetëm për skuadrën e ligës së tretë të Spanjës e shënoi Qasmi, nga penalltia./Lajmi.net/