Real Madrid – Barcelona 78:78

Real Madrid pas triumfit në Superkupën e Evropës fitoi titullin e 78-të në histori të klubit. Por, sa i ka rivali Barcelona? Njësoj, 78.

Sport

14/08/2014 13:32

Falë triumfit në Superkupën e Evropës, Real Madrid është ngritur në kuotën e 78 titujve të fituar në histori të klubit.

Dhe, menjëherë lindë krahasimi me rivalin e përhershëm Barcelonën. Për kuriozitet, edhe gjiganti katalan ka 78, andaj ‘El Clasico’ është i barabartë sa i përket titujve të fituar.

Ndërsa, sukseset e Realit numërojnë 32 tituj të kampionit në La Ligë, 10 trofe të Kupës së Evropës/Liga e Kampionëve, 3 Kupa Interkontinentale, 2 Kupa UEFA, 2 Superkupa të Evropës, 9 Superkupa të Spanjës, 19 Copa del Rey dhe 1 Kupë të Ligës së Spanjës.