Real Madrid 2013/14 vs Real Madrid 2014/15, ku është dallimi?

Real Madridi i Carlo Ancelottit është duke funksionuar mjaft mirë deri më tani gjatë këtij sezoni. Por, ku qëndron dallimi në skuadër për dallim nga edicioni i shkuar?

Sport

06/11/2014 20:33

Real Madrid ka ndërruar disa futbollistë, i zëvendësoi me lojtarë të ngjashëm por formacioni i Carlo Ancelottit që shkëlqeu në edicionin e shkuar të Ligës së Kampionëve nuk ndryshoi.

Por, deri më tani gjatë këtij sezoni, dallimi më i madh në raport me një vit më parë është se ekipi i tanishëm ka posedim më të lartë të topit.

Ancelotti ka thënë se kjo nuk është e rastësishme, por e tëra e planifikuar.

Njësoj mendon edhe Cristiano Ronaldo.

“Mund të luajmë në të dyja mënyrat. Ndoshta këtë vit kemi më shumë nga posedimi i topit, që është mirë, por nëse e keni topin atëherë jeni më të rrezikshëm se kundërshtari”, deklaroi Ronaldo.

Edhe sulmuesi tjetër, Karim Benzema ka shpjeguar fuqinë e skuadrës.

“Është e vërtetë se kemi më tepër posedim të topit këetë sezon. Por, ardhja e Kroos, James dhe forma e mirë e Iscos janë po ashtu një arsye shtesë”, u shpreh francezi.