Real-Khedira, ‘luftë e ftohtë’
Ka nisur një ‘luftë e ftohtë’ ndërmjet Real Madridit dhe Sami Khediras. Futbollisti gjerman kërkon shumë para për vazhdimin e kontratës dhe mund të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Sport
Është duke u zhvilluar një ‘luftë e ftohtë” ndërmjet Real Madridit dhe Sami Khediras. Në këtë ‘sfidë’ janë protagonistë Los Blancos dhe menaxheri i mesfushorit gjerman.
Siç njofton e përditshmja spanjolle Marca, Reali i konsideron të larta kërkesat e menaxherit të Khediras për vazhdimin e kontratës, për rritje të rrogës për klientin e tij.
Në të njëjtën kohë, kampionët e Evropës nuk duan të rrezikojnë që ta humbin lojtarin pa para në verën e vitit të ardhshëm.
Nëse nuk e vazhdon kontratën, Khedira mund ta zgjedh ekipin e ri qysh në janar të vitit 2015, të cilit do të mund t’i bashkohej në verën e atij viti.
Ky rast do të vazhdojë deri në fund të gushtit. Ka mundësi që nga kjo mosmarrëveshje të përfitojë Arsenali, i cili ka shprehur interesim për të.