Real – Juventus, gjysmëfinale e vështirë

Ambasadori i Real Madridit, Emilio Butragueno thotë se skuadra e tij do ta ketë vështirë kundër Juventusit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 13:02

Ambasadori i Real Madridit, Emilio Butragueno ka thënë se skuadra e tij do ta ketë vështirë kundër Juventusit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë një gjysmëfinale shumë e vështirë”, deklaroi ai pas shortit në Nyon.

“Urime Juventusit dhe do të jetë një nderë edhe për Realin. Nëse na kthehen disa futbollistë nga lëndimet do të jetë më mirë, por si do qoftë do të jetë një gjysmëfinale e vështirë”, u shpreh Butragueno.