Real, De Gea kushton 40 milionë euro

Manchester United kërkon 40 milionë euro për shitjen e portierit David de Gea në Real Madrid.

Sport

22/08/2015 12:17

Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea.

Por, “Red Devils” insistojnë se ai nuk është në shitje.

Megjithatë, e përditshmja sportive madrilene “Marca”, ka bërë të ditur se klubi nga Old Trafford kërkon 40 milionë euro për shitjen e reprezentuesit spanjoll, i cili ka vetëm edhe 10 muaj kontratë me “Red Devils”.

Por, “Los Blancos” kanë shprehur gatishmëri të paguajnë 30 milionë euro duke ofruar edhe portierin Keylor Navas.