Real Betisi pas Iscos

Real Betisi kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit e Real Madridit, Isco Alarcon.

Sport

25/04/2022 11:22

Isco ka kontratë me Real Madridin deri në fund të këtij sezoni dhe një rinovim me spanjollin nuk mendohet.

Mesfushori nuk po e gjen vetën në formacionin e Carlo Ancelottit, andaj do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ në fund të stinorit.

Siç njofton ‘Marca’, Real Betisi kanë shfaqur interesim për transferimin e Iscos, transmeton lajmi.net.

Ata janë të gatshëm ta bëjnë 30 vjeçarin një nga lojtarët më të paguar në skuadrën e tij.

Këtë sezon me ‘Los Blancos’ Ico ka 15 paraqitje dhe ka shënuar dy gola./Lajmi.net/