Real Betis ka një kërkesë për Messin: Mos u ngut me rikuperimin nga lëndimi

Real Betis i ka dërguar një mesazh qesharak Lionel Messit te Barcelona.

Sport

21/08/2019 23:16

Lionel Messi më në fund është i gatshëm të debutojë në sezonin e ri.

Ylli i Barcelonës është rikthyer në stërvitje në prag të ndeshjes me Real Betis.

Lajmi sigurisht se është mirëpritur nga të gjithë tifozët e Barcelonës por jo edhe nga Real Betis.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kundërshtari i ardhshëm i Barcelonës në shaka ka kërkuar nga Messi të mos ngutet në rikuperimin nga lëndimi, transmeton lajmi.net.

“Nuk ke nevojë të ngutesh, Leo. Nuk ka nevojë për sakrificë”, shkroi profili zyrtar i Real Betisit në Twitter. Betis në edicionin e kaluar e pësoi keq nga Messi i cili shënoi 5 gola në dy ndeshje. /Lajmi.net/