Real Betis – Barcelona: Ky është formacioni që pritet të zgjedh Valverde

Barcelona do të ketë një test mjaft të vështirë sonte me fillim nga ora 20:45.

Sport

17/03/2019 13:00

Skuadra katalane do të luaj në udhëtim kundër Real Betis, në ndeshjen që do të jetë e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga.

Betis është skuadra e vetme që ka mposhtur Barcelonën në ‘Camp Nou’ këtë edicion, dhe para tifozëve të vet do të tentojë të përsëris edhe një fitore ndaj kampionëve.

Në këtë ndeshje sytë do të jenë kah Messi, i cili mban rekord të jashtëzakonshëm ndaj Betis me 20 gola në 20  takime.

Por, si do të paraqiten skuadrat në këtë ndeshje? Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa versione të mundshme sipas shtypit spanjoll, për formacionet e Barcës dhe Betis.

AS:

Mundo Deportivo:

Sport:

Në këtë përballje, Valverde mund të inkuadrojë edhe Malcom, duke pasur parasysh lëndimin e Ousmane Dembele dhe formën jo të mirë të Coutinho. /Lajmi.net/