Real – Bayern, futbollistët që rrezikojnë suspendimin

Real Madrid ka tre futbollistë që rrezikojnë të suspendohen për ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munichut. Kurse, gjiganti bavarez ka vetëm një lojtar që nuk ‘guxon’ të ndëshkohet sonte me karton të verdhë.

Sport

23/04/2014 11:26

Real Madrid pret Bayern Munichun në Santiago Bernabeu në duelin e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ballafaqimi është konsideruar si finale para finales pasi do të ndeshë dy prej favoritëve kryesorë për të fituar trofeun.

Mirëpo, përveç se si Real ashtu edhe Bayern do të jenë në kërkim të një rezultati pozitiv para ndeshjes së kthimit në Allianz Arena të martën, ekipet duhet të kenë kujdes nga kartonët.

Bastian Schweinsteiger dhe Javi Martinez rikthehen në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola pas mungesës në ndeshjen e kthimit në çerekfinale kundër Manchester Unitedit.

Andaj i vetmi që rrezikon suspendimin te Bayern për duelin e javës së ardhshme në Allianz Arena, në rast të ndëshkimit në Santiago Bernabeu është sulmuesi Mario Mandzukic.

Ndërkohë që trajneri i Realit, Carlo Ancelotti e ka më shqetësuese situatën në kampin e tij.

Xabi Alonso, Asier Illarramendi dhe Sergio Ramos janë vetëm një karton larg suspendimit.