Reagon UNMIK

Farid Zarif kërkon që të shmangen spekulimet rreth motiveve apo identiteteve të atyre që janë përgjegjës, në mënyrë që të lejohen hetuesit ta bëjnë punën e tyre.

Lajme

19/09/2013 10:57

Shefi i UNMIK’ut, Farid Zarif, ka dënuar sulmin në veri të Kosovës në të cilin mbeti i vrarë një polic i EULEX’it.

“Ky akt i neveritshëm i dhunës është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve të paqes, drejtësisë dhe qytetarisë për të cilat misionet ndërkombëtare janë në Kosovë t’u shërbejnë. Çdo sulm ndaj përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar është sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi”.

“Unë u bëj thirrje të gjitha komuniteteve lokale që të japin çdo informatë e cila do ta ndihmonte policinë dhe EULEX’in për t’i identifikuar dhe sjellë kryesit para drejtësisë”.

“Gjithashtu do të kërkoj nga secili që t’i shmangin spekulimet rreth motiveve apo identiteteve të atyre që janë përgjegjës, në mënyrë që t’i lejojnë hetuesit ta bëjnë punën e tyre”.