Reagon sërish SBAShK-u: Gabim i përsëritur i MASHTI-t për tekstet shkollore

Pak ditë para se të filloj viti i ri shkollor, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka informuar në lidhje me furnizimin me tekste shkollore. Edhe këtë vit është vendosur që tekstet shkollore të ofrohen përmes subvencionimit. E para pak minutash, kanë reaguar sërish SBAShK-u, këtë herë rreth vendimit të ministrisë. Siç duket…

Lajme

13/08/2024 17:13

Pak ditë para se të filloj viti i ri shkollor, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka informuar në lidhje me furnizimin me tekste shkollore.

Edhe këtë vit është vendosur që tekstet shkollore të ofrohen përmes subvencionimit.

E para pak minutash, kanë reaguar sërish SBAShK-u, këtë herë rreth vendimit të ministrisë.

Siç duket nga SBAShK-u nuk e konsiderojnë vendim të drejtë.

“SBASHK-u, por edhe të tjerët, kishin kritikuar arsyeshëm vendimin e vitit të kaluar lidhur me shpërndarjen e teksteve shkollore përmes librarive dhe subvencionimin për to në xhirollogaritë e prindërve. Ky vendim i gabuar krijoi probleme dhe shtatori e tetori i vitit të kaluar shkollor i gjeti një numër të konsideruar të nxënësve ende pa të gjitha tekstet shkollore”, thuhet në reagimin e tyre.

E ndërkaq, nga SBAShK-u, ia kanë rikujtuar edhe njëherë përmes reagimit ministres Nagavci kërkesat e tyre, për të cilat ata thonë se MASHTI nuk i ka dëgjuar.

“U pa se MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e arsyeshme e as këshillat tona, të Këshillit të prindërve e as të palëve tjera dhe do ta përsërisë gabimin. Zonja Nagavci duhet të merret me këto kërkesa, që në mënyrë të shkruar prapë ia kemi ripërsëritur dhe ia kemi dorëzuar zëvendësministrit Kelmendi në takimin me ftesën e tij”, është shkruar në njoftim./Lajmi.net