Reagon Rashkaj pasi Kurtulus zgjodhi Suedinë para Kosovës

Ish-mesfushori i Kosovës, Anel Rashkaj reagon pasi Edvin Kurulus zgjodhi kombëtaren suedez përpara asaj kosovare.

Sport

27/05/2022 21:58

Gjatë ditës së sotme u konfirmua se mbrojtësi Kurtlus ka zgjedhur të përfaqësojë Suedinë, përpara kombëtares së Kosovës.
Zgjedha e tij ngjalli shumë reagime e në mesin e tyre ishte edhe Anel Rashkaj që e komentoi vendimin e lojtarit.
Në një postim në rrjetin e tij social ‘Facebook’ Rashkaj tha se e befason fakti që Edvin ka zgjedhur Suedinë, duke thënë tashmë lojtarët po e shikojnë interesat personale për karrierën e tyre.
“Para 2 viteve e kom taku Kurtulus edhe i kom thanë që me ardh me lu për Kosovën dhe jam gëzu kur e kam pa në u 21 dhe po ashtu si kapiten ne U21 jam befasu me këtë vendim qe e ka marr dhe kjo tregon se sot një pjesë e madhe e lojtarëve i shikojnë interesat personale të karrierës së tyre.
Kjo nuk është vetëm me ekipin tonë kjo ndodhë edhe në shumë kombëtare tjera kështu që nuk ka nevojë me bo edhe shumë panik por duhet të shikojmë të punojmë edhe më shumë qe ti shmangim këto raste”, ishin fjalët e Rashkaj, përcjell lajmi.net.
Kurtulus së fundmi ishte ftuar nga Kombëtarja e parë e Kosovës, por ai kishte marrë vendimin të largohet drejt Suedisë./Lajmi.net/