Reagon Ramush Haradinaj pas tragjedisë në Gllogjan

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi nga gjuajtja me armë në drejtim të autobusit që po udhëtonin të ndjerit.

Lajme

26/11/2021 21:08

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka apeluar organet e rendit që sa më parë ta zbulojnë autorin e këtij veprimi.

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.  Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.  Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”, shkroi Haradinaj. /Lajmi.net/