Reagon Qeveria: Kërkojmë kthimin e Haradinajt në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës, me shqetësim pranoi lajmin lidhur me ndalimin nga autoritetet sllovene të ish-kryeministrit të Kosovës, njëherësh deputetit të Kuvendit të Kosovës Ramush Haradinaj, bazuar në një urdhër arrest të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Lajme

17/06/2015 17:44

“Shprehim shqetësimin tonë se urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si valide në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës konsideron se nuk ka asnjë arsye që Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla dhe apelon te autoritetet sllovene që sa më parë të mundësojnë që Haradinaj të kthehet në Kosovë.