Reagon Prokuroria Themelore, thotë se nuk ka konfirmuar asnjë lajm për pajisjen përgjuese në veturën e Vehbi Kajtazit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka demantuar pretendimet e Lirim Mehmetaj se Prokuroria Themelore ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve GPS në veturën e gazetarit, Vehbi Kajtazi. Mehmetaj përmes Facebook tha se prokuroria kishte konfirmuar se pajisja përgjuese e gjetur në veturën e Vehbi Kajtazit është e AKI-së, transmeton lajmi.net. Megjithatë në…

Lajme

19/02/2025 16:24

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka demantuar pretendimet e Lirim Mehmetaj se Prokuroria Themelore ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve GPS në veturën e gazetarit, Vehbi Kajtazi.

Mehmetaj përmes Facebook tha se prokuroria kishte konfirmuar se pajisja përgjuese e gjetur në veturën e Vehbi Kajtazit është e AKI-së, transmeton lajmi.net.

Megjithatë në komunikatën zyrtare Prokuroria Themelore e Prishtinës mohoi të ketë konfirmuar një gjë të tillë.

Reagim publik nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë 19.02.2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të sqarimit të opinionit publik, njofton se i demanton deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj se prokuroria ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve të GPS në veturën e gazetarit V.K., deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë. Për çdo komunikim dhe lajm nga prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare. Prokurori i shtetit do të vazhdoj në luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale.