Reagon presidenti i Crvena Zvezdës – Thellohet edhe më shumë në skandale

Pas fjalëve të Dejan Savicevic se Zvezdan Terzic ishte njeriu kryesorë në skandalin para ndeshjes Mali i Zi – Kosova, ka ardhur reagimi i Terzic.

Sport

14/06/2019 22:18

Presidenti i Crvena Zvezda, i është përgjigjur akuzave të Savicevic, i cili insistonte se Terzic kishte ushtruar presion mbi lojtarët që luajnë për Malin e Zi, transmeton lajmi.net.

Presidenti është shprehur në mënyrë skandaloze, duke thënë se lojtarët nuk refuzuan të luajnë për Malin e Zi, por refuzuan të luajnë ndaj një shteti që nuk ekziston.

“Kam thënë disa ditë më parë se politika dhe sporti nuk duhet të përzihen, dhe se vendimi i dy lojtarëve për të mos luajtur kundër Kosovës ishte vendimi i tyre personal. Lojtarët e Crvena Zvezdës nuk refuzuan të luajnë për Malin e Zi, është nderi i tyre, ata refuzuar të luajnë kundër të ashtuquajturës Kosovë” ka thënë Terzic, transmeton lajmi.net.

“Savicevic mësoi dy muaj pas shortit se do të luante me Kosovën, dhe ai e dinte se kishte një trajner dhe pesë lojtarë me prejardhje serbe. Me përgjegjësinë dhe zgjuarsinë si president, ai duhej t’i pyeste të gjithë ata: “Si qytetar të Serbisë, a e keni problem të luani kundër Kosovës?” ka shtuar tutje presidenti i Crvena Zvezda.

“Pse ai nuk i pyeti? Nuk e kuptoj çmendurinë e Dejan Savicevic duke përdorur emrin tim, tifozët e Crvena Zvezdës, shërbimeve sekrete dhe autoriteteve serbe, sepse gjithçka që ai prononcoi është gënjeshtër. Pozita e dy lojtarëve të Crvena Zvezdës është një shprehi kundër Kosovës, jo kundër Malit të Zi.”

“Unë nuk e di pse Savicevic po i lëshon këto deklarata drejt Serbisë. Serbia dhe Crvena Zvezda i kanë dhënë atij emrin, mbiemrin, dashurinë e emocionin, dhe sinqerisht, shpresoj se kur të vij ai në Beograd, të pritet si emër i madh dhe si lojtari më i madh që pati Crvena Zvezda” ka thënë ndër të tjerash Zvezdan Terzic. /Lajmi.net/