Reagon Ministria e Kulturës: Punësimet ishin të rregullta dhe nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar ndaj artikullit “Këta janë 80 militantët e LDK-së që po ripunësohen në prag të zgjedhjeve në Ministrinë e Kulturës” që është botuar në portalin “Gazeta Fjala” dhe në medie tjera.
Lajme
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në koordinim me aktorët tjerë relevantë, të brendshëm dhe të jashtëm, duke përfshirë edhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, është duke punuar që nga viti 2016 për zgjidhjen e problemit të trashëguar lidhur me kontratat e MSHV-vë.
Në kuadër të zgjidhjes së këtij problemi, janë përfshirë tri variante ligjore, të cilat po aplikohen sipas planeve dinamike të punë. Këtu duhet pasur parasysh të drejtën e shërbyesve civil të cilëve ua ka njohur ligji zëvendësimin e kontratave të tyre me akte të emërimit, proces i filluar në vitin 2009, mandej procesi tjetër legalizimit të krijuesve dhe përformuesve të kulturës, dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore, proces që ka filluar në vitin 2011, si dhe pjesa tjetër që rekrutohet në bazë të nevojave të institucioneve në vartësi të MKRS-së. Andaj, bazuar në faktet relevante, dhe gjendjen faktike, sqarojmë opinionin se artikulli me titull “Këta janë 80 militantët e LDK-së që po ripunësohen në prag të zgjedhjeve në Ministrinë e Kulturës” i botuar në portalin “Gazeta Fjala”, si i cili gjatë ditës qarkullon dhe në medie tjera, është tendencioz, i pavërtetë dhe qëllimisht i devijuar nga e vërteta dhe realiteti në MKRS, së këndejmi, sqarojmë opinionin se ky proces nuk ka të bëjë asgjë dhe aspak me zgjedhjet e parakohshme, sepse është një punë e rregullt e funksionimit të administratës, dhe zbatohet planifikimi i vitit paraprak, dhe këtë nuk mund ta ndal një proces zgjedhor, apo çfarëdo zhvillimi politik në vend.
MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha mediet, me qëllim të informimit sa të drejtë të qytetarëve të Kosovës dhe në dobi të opinionit publik, por kërkon që të mos keqinformohet dhe dezinformohet opinionit publik, me shkrime tendencioze dhe të pavërteta.