Reagon Ministria e Drejtësisë për zjarrin në IML: Sallahu është në vendin e ngjarjes

Të martën në mëngjes është janë përfshirë nga zjarri zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Policia ka bërë me dije në komunikatën zyrtare se të përfshira nga zjarri janë dy zyre, shkruan Lajmi.net. E lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë. Në reagim thuhet se janë përfshirë zyrat e kati të…

Lajme

21/11/2023 10:27

Të martën në mëngjes është janë përfshirë nga zjarri zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia ka bërë me dije në komunikatën zyrtare se të përfshira nga zjarri janë dy zyre, shkruan Lajmi.net.

E lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë.

Në reagim thuhet se janë përfshirë zyrat e kati të dytë të këtij institucioni, ndërsa zjarri është lokalizuar dhe nuk dihen shkaqet.

“Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes”, thuhet në reagim.

Ndërsa tutje bëhet e ditur se zëvendësministri Blerim Salllahu ka dalë në vendin e ngjarës dhe se opinioni do të njoftohet me kohë për zhvillimet e mëtejme.

“Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar. Për zhvillimet e mëtutjeshme do të informoheni me kohë”, thuhet tutje në njoftim.

Gazetari i lajmi.net që po qëndron në vendin e ngjarjes, ka bërë me dije se është djegur zyra e drejtorit aktual të IML-së, në të cilën ka pasur dokumente të shumta.

Megjithatë, nuk dihet se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë, apo për peshën e tyre.  /Lajmi.net/