Reagon menaxheri i Adrian Bujupit, Egzon Krasniqi: Nuk kam dhënë intervistë për Indeksonline (FOTO)

Portali Ineksonline, ka publikuar sot një lajm në lidhje me video xhirimet ku Ronela Hajati fyen këngëtaren Genta Ismaili, e mes tjerash në këtë tekst ishte edhe deklarata e Egzon Krasniqit, menaxherit të këngëtarit të njohur Adrian Bujupit, i cili thekson se ai nuk ka fol për portalin Indeksonline...

ShowBiz

31/01/2015 16:53

Egzon Krasniqi, i njohur si menaxheri i këngëtarit Adrian Bujupi përmes një postimi në Facebook, ka demantuar lajmin që ka postuar sot Indeksonline.

Në tekstin ku thuhej se Krasniqi tregon për këtë portal se si dolën video incizimet e Ronela Hajatit, ku shan Gentën e Samanta Karavellon, ai ka theksuar se nuk është e vërtet. Transmeton lajmi.net

“Këta që thonë që unë kam dhënë intervistë për Indeksonline nuk është e vërtetë. Unë kurrë dhe kurrë skam të bëj me këtë protal dhe s’do të bëj kështu që mos shpifni që une kam dhënë intervistë për ju”, ka shkruar Egzoni në faqen e tij zyrtare në Facebook. Lajmi.net