Reagon Kuka pas medaljes së bronztë të Distrias
Distria Krasniqi ka marrë medalje të bronztë në Evropianin ‘Bulgaria 2022’ dhe ka ardhur reagimi nga Driton Kuka.

Sport
Distria Krasniqi ka sjell medaljen e bronztë për Kosovën, pasi mposhti në fazën e repesazhit xhudisten nga Gjermania, Mascha Ballhaus.
Pas këtij suksesi nga xhudistja kosovare vjen reagimi nga Driton Kuka.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e plotë të Kuka në rrjetin e tij facebook.
“Medalja Elitare e para për sivjet u fitua…
Xhudo edhe kur nuk ecin gjërat sipas planit prapë sjell medalje për Kosovën!
Distria e bronztë …
Kampionati Evropian për të rritur!
Kategoria e saj e re 52 kg!
Edhe në një ditë jo të mirë me disponim për luftë Distria merr medaljen e radhës!
Flaka Loxha vendi i 7 me dy fitore e dy humbje kategoria 57 Kg!
Plasmani i saj më i mirë në gara zyrtare për të rritur.
Meritoj plasman më të mirë ndoshta edhe medalje, por me rendësi që tregoj që i përket kreut të xhudos Evropiane
Nesër garojnë Akili e Laura shpresojmë në rezultat e medalje!
Kënaqësi që gjatë garës kishim mysafir Ministrin Çeku gjatë tërë ditës ishte me ekipin e tij në përkrahje të sportistëve tanë.
Mirënjohje edhe Ambasadorit të Kosovës në Bullgari dhe stafit të Ambasadës!
E unë si trajner po jua shpalos një gëzim timin si trajner!
Është viti i 10 me radhë që kemi fituar medalje në Kampionate Evropiane për të rritur!
E kemi filluar me 2013 e sivjet 2022 bahen plot dhjetë vite që kthehemi me medalje nga Evropiani për të rritur.
Kosova mbi të gjitha …
Xhudo për Kosovën e popullin Shqiptar po vazhdon tutje”.