Reagon kryetari i Gjilanit lidhur me fotot me prapanicë jashtë në xhami (Foto)

Ka reaguar Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri pas publikimit të fotografisë ku ai është duke u falur në një pozitë të palakmueshme. Haziri ka thënë se shkrepja e fotografisë së tillë është bërë me qëllim denigrimi.

Lajme

03/02/2016 13:35

aa

Ja çfarë thotë Haziri:

Shkrepja e fotos në shtëpinë e Zotit me qëllime denigrimi, është gjesti më i ulët që dikush mund ta bëjë. Kjo tregon kulturën e secilit dhe cka me thanë për disa që edhe në tempujt e lutjeve merren me diçka që ka qenë shumë aksidentale! Ne shkojmë në xhami për t’iu lutur Zotit, e ju merruni me ne. Çudi qysh disa media u japin hapësirë njerëzve, të cilët pa fije karakteri cenojnë privatësinë e të tjerëve, duke lejuar fotoshop. Me besim të thellë në Zot, lutem që të mos ketë njerëz të tillë në shtëpinë e Zotit! LH