Reagon këshilltari i Jahjagës: Kemi vendosur të heshtim ndaj arrogancës

Këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, Adrian Prenkaj, ka reaguar ndaj debatit të fundit rreth presidentes, pas publikimit të disa notave shkollore që pretendohet se janë të presidentes gjatë shkollimit të saj të mesëm.

Lajme

23/01/2016 20:12

Prenkaj ka thënë se gjatë gjithë mandatit janë mësuar me këtë klasë politike, aspak të sinqertë, që godet ultë dhe nuk interesohet për institucionet.

“Klasa jone politike por edhe perfaqesuesit tjere jopolitik me befasojne shpesh me mungesen e konsistences per qendrimet qe i mbajne. Per tere keto vite, te gjithe perfaqesuesit e partive politike ne Kosove, pa perjashtim, kur jane ne takim te Presidentja i drejtohen asaj si Presidente e popullit me tere respektin per poziten qe ajo mban. Kur dalin jashte apo kur flasin per punen e saj, nje pjese e tyre flasin me nencmim e perbuzje. Si pjese e ekipit te saj te keshilltareve te ngushte, kemi vendosur te heshtim per arrogancen te cilen e kemi pare, te bindur qe ajo nuk i kontribuon as punes institucionale e as proceseve ne Kosove” (sic.), ka shkruar Prenkaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi