Reagon Isa Mustafa: Lavdëron djalin e vet, kritikon gazetarët
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas shkrimit të medieve që djali i tij, Besniku ka fituar një tender për ta servisuar një veturë të Qeverisë në vlerë prej 2 mijë e 900 euro.

Lajme
Ai ka shkruar në Facebook se nuk sheh asgjë të keqe që një automjeti të rregullohet në një servisë të autorizuar, por e keqja sipas tij qëndron në tendencën e gazetarëve për t’i paraqitur gjërat si skandaloze, transmeton lajmi.net.
Ja postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:
“Po lexoj se nje makine BMW, qenka servisuar nje nje servis qe e menaxhon djali im Besniku, nje vlere rreth 2,900 euro. Nuk e kam ditur per kete, por nuk shoh asgje te keqe qe automjeti te servisohet ne nje servis te autorizuar. Shoh marri e budallallek qe kjo te behet lajm, sepse nuk eshte lajm nese disa mjeshter punojne dhe e rregullojne nje makine. Lajm i keq per neve eshte etja qe te skandalizohen dhe te kriminalizohen ata qe punojne”, ka shkruar Mustafa në Facebook. (lajmi.net)