Reagon Hardinaj-Stublla, video-incizimin për manipulim votash e quan inskenim

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradianj-Stublla ka deklaruar se e mirëpret vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat dhe nga diaspora, për kandidatët e këtij subjekti politik.

Lajme

08/03/2021 13:37

Haradinaj-Stublla tha se duhet të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar.

E njëjta komentoi gjithashtu publikimet e fundit të video-incizimeve ku dyshohet se bashkëshorti i saj, Dardan Stublla ishte i përfshirë në manipulimin e votave në kandidimin e saj në zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton lajmi.net.

Kryediplomatja kosovare tha se ky është inskenim dhe se me bindje të plotë e thotë se as ajo, as bashkëshorti as asnjë familjar apo bashkëpunëtorë i saj nuk është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike.

Ndryshe mbrëmë nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë thënë për lajmi.net se janë të gatshëm për bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në lidhje me këto publike.

Por PZAP ka refuzuar ankesën e Meliza Haradinaj-Stublla në të cilën kërkoi rinumërim të votave në disa fshatra të Dragashit.

Postimi i plotë:

Duartrokas vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar.

Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime./Lajmi.net/

Meliza Haradinaj-Stublla kërkoi rinumërim të votave, por PZAP ia refuzon ankesën