Reagon Gjuriq: Serbët në Kosovë treguan se nuk u thyen nga “terrori” i Kurtit, rezultat i shkëlqyer i Listës Serbe
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë. Ai tha se populli serb në Kosovë dha mbështetje masive ndaj Listës Serbe duke treguar se “nuk është thyer nga terrori i Albin Kurtit dhe se populli në Kosovë është i gatshëm të vazhdojë luftën e…

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Ai tha se populli serb në Kosovë dha mbështetje masive ndaj Listës Serbe duke treguar se “nuk është thyer nga terrori i Albin Kurtit dhe se populli në Kosovë është i gatshëm të vazhdojë luftën e drejtë për një jetë dinjitoze”.
Gjuriq shkroi në “X” se rezultati i shkëlqyer i Listës Serbe do t’u mundësojë serbëve në Kosovë të artikulojnë politikisht vullnetin e tyre dhe të luftojnë për të drejtat e tyre njerëzore duke përdorur të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.
“Jam i sigurt se do të vazhdojnë të bëhen përpjekje të mëdha për përçarjen dhe frikësimin politik të popullit serb në Kosovë, por Lista Serbe do të jetë qytet i serbëve dhe luftëtar konsistent dhe i palëkundur për dialog dhe bashkëjetesë paqësore dhe në këtë do të ketë mbështetjen e fortë të Beogradit”,shtoi ai./Lajmi.net/