Reagon Flaka Krelani

Ditë më parë kishte lënë një mbishkrim, ku shkruan për koncertin e Alban Skënderaj i cili u mbajt në Gjakovë, derisa thekson gjendjen e mjerueshme të sportistëve atje. E ky mbishkrim i Flakës u përhap nëpër media. Por duket se Flaka nuk ka menduar ashtu siç është raportuar, ajo përmes një statusi ka treguar thelbin e mendimit të saj...

ShowBiz

07/03/2015 12:21

Ky është postimi i Flakës në Facebook:

Meqë statusi im kishte një qëllim tjetër, në shoqërin tonë mori një kahje komplet tjetër, mbetet të sqarohet i gjithë ky thelbi i mendimit tim të drejtë!

Këtë e bëj jo pse i frikësohem mendimeve të njerëzve dhe të drejtës së shprehjes së tyre, por sepse i frikësohem kur të vërtetën mundohet ta mbulojë keqkuptimi ose të deformohet ajo.

Nen 1. Un nuk kam problem ose xhelozi ndaj Alban Skenderaj, siç shprehen persona të caktuar, e as nuk mundohem që të shfryej mllefin përmes një statusi. Mos harroni ta kujtoni që dikur ai kishte problem me mua, e jo un me të. Përkundrazi gjatë gjithë kësaj periudhe, që me rastin e festivalit, asnjëherë në asnjë media nuk ka ndodhur të jap as edhe një intervistë të jetë kundër gjestit, edhe pse për mua ka mundur të jetë kulmi i suksesit tim. Ka qenë e dhimbshme mirëpo besoj se ai, një artist i cili ka ecur nëpër hapat ku ecim të gjithë artistët, i kuptojmë më mirë se ju gabimet e qëllimshme ose të pa qëllimshme qe ia shkaktojmë njëri tjetrit.

Në atë koncert i cili është mbajtur në Gjakovë, ka mundur të jetë Flaka Krelani! Kështu që le të zëvendësohet X Artist me Albanin, mirëpo le të mbetet i njëjtë mendimi im për harxhimin e shumave të caktuara të parave për koncerte individuale, e në të njëjtën kohë të vuaj një klub për të cilin krenohemi ne si qytetarë, i cili është Vëllaznimi!

Un isha vet në koncertin humanitar ku u munduam në njëfar mënyre ta ndihmojmë këtë klub, dhe u ndjeva e pikëlluar thellësisht me pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve të vendit tim, dhe thjesht mendova: si të jetë e mundur të paguhen 7€ për dy net rresht në një koncert, për të cilin jam shumë e pajtimit që të shkohet, mirpo aspak e pajtimit që me një çmim dyfish më të ulët, të mos përkrahet ekipi i vendit, i cili po kalon një fazë jashtëzakonisht te mjerueshme!

Mos harroni që, Vëllaznimi është më shumë se një klub.!

Kurse, sa i përket kontributit tim për qytetin tim, dhe klubit Vëllaznimi, kemi kontribuar, mirëpo përballë këtij qyteti me kaq shumë vlerë, i jam shume borxhli.

Ndihem krenare që kam guximin të shpreh publikisht mendimin, kritikën, e t’i flas përballë problemit.

Dua të them që un mund të jem nesër ajo e cila gabon, por dua të jeni ju ata që të keni guximin të flisni plot liri dhe me Arsye, po ashtu edhe të më kritikoni nëse ndodh të bëj veprime që konsiderohen të gabueshme!

Dhe në fund, prap i qëndroj mbrapa statusit tim!

Sinqerisht

Flaka Krelani