Reagon familja: Lulzim Kabashi nuk është arrestuar nga Policia si i dyshuar për terrorizëm

E plotësuar: Familjarët e imamit, Lulzim Kabashi nga Polaci i Skenderajt thonë se i arrestuari me iniciale L.K, arrestim i konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës nuk është Lulzim Kabashi.

Lajme

14/08/2014 13:05

“Lusim që ta informoni drejtë opinionin se familjari ynë Lulzim Kabashi nuk është i arrestuar”, ka thënë një familjar i Kabashit.

 “Zëri” duke u thirrur në burime të veta kishte raportuar se i arrestuari L.K bashkë me Zerkirija Qazimin është Lulzim Kabashi mirëpo ka rezultuar të jetë gabim. 

 “Zëri” kërkon falje për këtë lëshim.

——————————————–

I arrestuari tjetër, hoxha Lulzim Kabashi

I arrestuari tjetër bashkë më imamin e xhamisë El-Kuddus në Gjilan, Zekerija Qazimi, është Lulzim Kabashi, nga fshati Polac i Skenderajt.

Sipas një burimi të ‘Zërit’ që të dy të arrestuarit ishin dikur bashkëbanues si studentë në Kajro.

Kabashi dhe Qazimi janë arrestuar të enjten në mëngjes nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryet veprën penale, kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovës.

Ata dyshohen për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Ndërkohë, po të enjten, Gjykata Themelore ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji për dyzet personat e arrestuar të hënën, të dyshuar se kanë nxitur urrejtje kombëtare, racore dhe fetare dhe kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrahë organizatave terroriste,  ISIS dhe Al-Nusra.