Reagon Eqa: Isa Mustafa po e shet LDK-në

Eqrem Kryeziu, i cili ka dhënë dorëheqje nga postet udhëheqëse në LDK, duke komentuar zhvillimet e fundit politike, ka thënë se Isa Mustafa po e shet LDK-në.

Lajme

10/09/2014 20:24

Ish anëtari i Kryesisë së LDK-së, Eqrem Kryeziu ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmejt Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja e USA Jacobson shprehu publikisht shqetësimin se liderët e forcave tona politike kanë hallin e partive të veta.

Kam një korrigjim të vogël këtu: Sa i përket Isa Mustafës, kjo nuk është e vërtetë, sepse ai po e shet Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Eqrem Kryeziu në Facebook.

(Telegrafi)