Reagon edhe Driton Kuka: Kosova mbi të gjitha

Kosova vazhdon me suksese të jashtëzakonshme në sportin e xhudos.

Sport

24/06/2019 16:50

Vërtetim për këtë janë Lojërat Evropiane Minsk 2019, në të cilat ky sport i siguroi tre medalje Kosovës.

Majlinda Kelmendi fillimisht doli e artë nga këto lojëra, ndërsa Nora Gjakova fitoi vetëm medaljen e argjendtë, raporton lajmi.net.

Para pak çastesh, edhe Loriana Kuka arriti të fitonte medaljen e bronztë, duke mos u kthyer duarbosh nga lojërat që po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Nga këto suksese të njëpasnjëshme, më i lumtur sigurisht që është trajneri Driton Kuka, i cili ka reaguar në llogarinë e tij personale në Facebook pas fitores së Lorianës.

Ky është reagimi i plotë i tij:

”Kuka e bronztë!
Ndjenja e veçantë,kjo medalje kësaj radhe për familjen tonē si satisfaksion moral i dashurisë sonë për Sportin!
Pēr vëllaun tem Sylen njëherit treneri im!
Loriana Kuka 78 kg medalja e tretë për Kosovën!
Kosova mbi të gjitha”, shkroi Kuka. /Lajmi.net/