Reagon Dua Lipa pasi u nderua me titullin “Ambasadore Nderi” nga presidentja Osmani

Sot artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar pasi u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Këtë reagim këngëtarja shqiptare e bëri me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan lajmi.net. Artistja u shpreh e lumtur dhe këtë e cilësoi si nder dhe privilegj, ku dhe premtoi se…

ShowBiz

06/08/2022 14:42

Sot artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar pasi u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

Këtë reagim këngëtarja shqiptare e bëri me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan lajmi.net.

Artistja u shpreh e lumtur dhe këtë e cilësoi si nder dhe privilegj, ku dhe premtoi se do të vazhdojë punën dhe përpjekjet e saja që të lë gjurmët dhe bëj diferencën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Dje pasdite u nderova me titullin Ambasadore e Nderit e Republikës së Kosovës nga Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj që jam në gjendje ta prezantoj vendin tim para gjithë botës dhe të vazhdoj me punën time për të ndikuar globalisht që të shohim se ne lëmë gjurmët tona dhe bëjmë dallimin. Rinia e Kosovës e meriton t’i liberalizohen vizat për të lëvizur lirshëm dhe të ëndërrojë shumë. Faleminderit”, ka shkruar Lipa.

Rikujtojmë se dje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar yllin botëror Dua Lipa me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, në një ceremoni e cila u zhvillua në zyrën e presidentes.   /Lajmi.net/