Reagon Driton Kuka pasi u morr vendimi që Nora Gjakova e Distria Krasniqi t’i bashkohen Ushtrisë së Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka njoftuar se dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare.

Sport

18/09/2021 15:50

Pas këtij lajmi është shprehur i gëzuar edhe trajneri i xhudisteve, Driton Kuka, shkruan lajmi.net.

Kuka përmes një postimi një rrjetin social Facebook e ka cilësuar inkuadrimin e Gjakovës dhe Krasniqit në Ushtrinë e Shqipërisë si lajm i shkëlqyeshëm.

“Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë “

“Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë”, shkroi Driton Kuka në Facebook. /Lajmi.net/