Reagon Bleona: Hera e parë që dëgjoj për De Biasi-n
Është përgjigjur Bleona për lajmin që po qarkullon për të dhe ofertën e saj për trajnerin italian të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

ShowBiz
Bleona shpejtë e ka marrë lajmin që po qarkullon në internet për një ofertë të saj bërë trajnerit të kombëtares shqiptare De Biasit, duke i ofruar 24 orë seks nëse Shqipëria do të kualifikohej në europianin Francë 2016.
Përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, të konfirmuar, Bleona është shfaqur e befasuar me lajmin e shkruar duke thënë se ajo as nuk e di që ekziston një televizion i tillë.
Bleona gjithashtu ka thënë se prej kur ka shkuar në Amerikë ajo nuk është në rrjedha me sportin shqiptar e as kush është De Biasi.
Kjo është deklarata e Bleonës:
DEKLARATE PER MEDIAT:
Pershendetje te gjitheve! Mora njoftim sot permes perfaqesuesit tim ne Shqiperi, se nje lajm i çuditshem po qarkullon per mua ne mediat e shkruara dhe ato online. Me gjithe respektin qe kam per Kombetaren Shqiptare ne futboll dhe per trajnerin e saj, si pasoje e largimit nga Shqiperia nuk jam fare e azhornuar mbi lajmet nga sporti. Nuk e njoh Gianni De Biasin, vetem sot u ndesha me emrin e tij dhe kurre nuk kam deklaruar dicka per te ne media. Cfaredo qe te keni lexuar, nuk jam une. Ky eshte profili i vetem zyrtar, i certifikuar edhe nga Google. Do doja shume qe te tregoheshit te kujdesshem perpara publikimit te lajmeve te tilla. Me ben vertet per te qeshur shkrimi i publikuar, per nivelin e gazetarise. Lexova mes rreshtave ne lajmin e publikuar se intervista eshte dhene per Albanian American Vision, seriozisht nuk ia kam fare idene se cfare eshte ky televizion, e jo me te kem thene dicka per te. Linku qe po postoj me poshte, eshte perzgjedhur ne menyre te rastesishme nga dhjetera qe e kishin percjelle lajmin.
B!
_____________________________________________________
(18:09) Bleona 24 orë seks me Di Biasi-n nëse kombëtarja shqiptare kualifikohet në Francë 2016?
Sipas një lajmi që qarkullon në disa media, këngëtarja Bleona Qereti ka folur në telefon me trajnerin e Shqipërisë dhe i ka premtuar 24 orë seks nëse arrin ta kualifikojë Shqipërinë në kampionatin Evropian Fancë 2016.
Sipas një interviste që ka dhënë në një televizion shqiptaro – amerikan, është vetë Bleona që ka pranuar se i ka telefonuar trajnerit të kombëtares shqiptare De Biasi dhe i ka ofruar 24 orë seks nëse ai arrin që ta kualifikojë kombëtaren në Francë 2106, raporton opozita.com.
Kështu raporton Opozita.com, në artikullin e të cilëve shkruhet:
“Këngëtarja dhe personazhi i njohur shqiptar Bleona Qerreti ka lëshuar një nga deklaratat më të bujshme të kësaj dekade në televizionin shqiptaro-amerikan Albanian American Vision. Bleona Qerreti deklaron se në rast se Shqipëria do kualifikohet në eleminatoret e Europianit Francë 2016 ajo do ofroj 24 orë seks falas për trajnerin e përfaqësues kuq e zi De Biasi.\”
\”Duket pak e habitshme kjo deklaratë e saj LIVE në Albanian American Vision TV por Bleona Qerreti ka deklaruar se premtimin ja ka bërë italianit De Biasi në një telefonatë të drejtëpërdrejt me trajnerin. E pyetur pse Bleona nuk inkurajon futbollistët shqiptarë por vetëm trajnerin italian për fitoret në Francë 2016 Bleona Qerreti përgjigjet: Duhet ti tregojmë mikpritjen dhe dashurinë shqiptare trajnerit italian që do na udhëheq drejt triumfit dhe suksesit.
\”Futbollistët shqiptar dhe Kosovar janë shumë fshatar dhe duhet të mësohen të jenë më civil dhe social pasi kanë mbetur shumë të prapambetur në mentalitet. Mbetet për tu parë nëse deklarata e Bleona Qerretit ka vetëm efekt mediatik apo ajo do e mbaj premtimin. Deklarata e Bleona Qerretit erdhi menjëherë pasi disa pornostaret deklaruan se do orfonin seks për kombëtaret e tyre në rast fitore në Brazil 2014.”
Gjithnjë në bazë të lajmit të opozita.com, duket se Bleona po ndjek trendet e yjeve botërore të pornografisë të cilët kanë prefruar seks për kombëtaret e tyre për sukseset në Botërorin Brazil 2014.