Reagon ashpër shoqja e Rinës: Ka qenë e vetmja mbështetje në periudhën e fundit për Festimin, si në aspektin moral ashtu edhe financiar
Pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, ku stilisti i njohur Festim Isufi humbi jetën të premten, një valë reagimesh ka pushtuar rrjetet sociale. Teksa shumëkush ka shprehur dhimbje për humbjen e parakohshme të tij, disa komente të rënda dhe akuza janë drejtuar ndaj partneres së tij, Rina, e cila mbeti e plagosur në rastin…

ShowBiz
Pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, ku stilisti i njohur Festim Isufi humbi jetën të premten, një valë reagimesh ka pushtuar rrjetet sociale.
Teksa shumëkush ka shprehur dhimbje për humbjen e parakohshme të tij, disa komente të rënda dhe akuza janë drejtuar ndaj partneres së tij, Rina, e cila mbeti e plagosur në rastin e rëndë që ndodhi të premten.
Në mbrojtje të saj ka dalë shoqja Gresa Gashi e cila përmes një postimi në Instagram ka shpërthyer ndaj komenteve të ashpra që qarkullojnë online.
“A jeni more normal, çfarë populli i mbrapshtë!”, shkruan ajo me revoltë, duke theksuar se e ndjen për obligim të sqarojë se komentet e pamëshirshme mund ta shtyjnë edhe Rinën drejt depresionit.
Sipas saj, Rina ka qenë e vetmja mbështetje për Festimin në periudhën e fundit të jetës së tij, si në aspektin moral ashtu edhe financiar, në një kohë ku ai po përballej me sfida të mëdha personale.
“Rina është mundu me mish e shpirt në çdo situatë për burrin e saj,” thotë Gresa, duke e përshkruar mikeshën si një vajzë të brishtë që reflekton vetëm të mira.
“E jep maksimumin Rina, fati deshti ndryshe,” përfundon ajo me dhimbje.