Reagon Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka insistuar se nuk është i butë me raport me futbollistët e tij.

Sport

14/03/2015 12:08

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk është tepër i burë ndaj futbollistëve të tij.

Italiani është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga detyra, por ai insiston se ka raport të mirë me ekipin.

“Raporti im me futbollistët është gjëja më e rëndësishme, për mua ka rëndësi më shumë se raporti me presidentin”, deklaroi ai për “Gazzetta Tv”.

“Nëse nuk ke marrëdhënie të mira me djelmoshat, je i vdekur. Kush do që ka thënë se jam tepër i burë, më ka hidhëruar, nuk është e vërtetë”, u shpreh ai.