Reagon Amos: Në BBVA është me rëndësi të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë

Aktori Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë që nga eliminimi nga Big Brother VIP Albania. Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, Amos ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe shprehet i lumtur që po i rikthehet jetës. Ai ka kërkuar ndjesë edhe për shakatë e tij, të cilat ka thënë se…

ShowBiz

08/02/2023 22:05

Aktori Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë që nga eliminimi nga Big Brother VIP Albania.

Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, Amos ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe shprehet i lumtur që po i rikthehet jetës.

Ai ka kërkuar ndjesë edhe për shakatë e tij, të cilat ka thënë se janë keqkuptuar, si dhe për qëndrimet e tij ndaj banorëve të tjerë.

“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë”, ka shkruar mes të tjerash Amosi.