Reagon Alves

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves ka reaguar ndaj spekulimeve për të ardhmen e tij duke thënë se ndihet mirë në Camp Nou.

Sport

04/02/2015 16:07

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves ka reaguar pas spekulimeve të shumta rreth largimit të tij nga Camp Nou.

Braziliani është në qendër të spekulimeve tashmë disa muaj pasi është shumë pranë skadimit të kontratës me gjigantin katalan. Mirëpo, ai ka insistuar se ndihet mirë në Barcelonë.

“Nganjëherë disa zëra interpretohen keq”, deklaroi Alves për të përditshmen sportive katalane “Sport”.

“Siç e kam thënë edhe në të kaluarën, në Barcelonë ndihem mirë”, u shpreh ai.

Alves thuhet se mund të mbetet në Barcelonë duke e vazhduar kontratën me gjigantin katalan.