Reagon AAK pas sondazhit të Vetëvendosjes

Partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas publikimi të sondazhit të Vetëvendosjes.

Lajme

06/01/2019 21:04

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka publikuar një sondazh, ku në të Albin Kurti ishte i preferuari për kryeministër, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të këtij sondazhi ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se ky nuk është as sondazh pasi që sipas tyre, nuk përmban asnjë element lidhur me metodologjinë e punës dhe nivelin e mostrave nuk tregon asgjë më shumë sesa shqetësimin dhe krizën e tyre si parti.

AAK përmes kij reagimi e ka kundërshtuar këtë sondazh duke thënë se ky subjekt politik është më i fuqishëm se kurrë pasi që udhëheq në shtatë komunë të vendit.

Reagimi i plotë i AAK-së:

Publikimi i të ashtuquajturit “sondazh” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje i cili nuk përmban asnjë element lidhur me metodologjinë e punës dhe nivelin e mostrave nuk tregon asgjë më shumë sesa shqetësimin dhe krizën e tyre si parti.

Është shumë e qartë se Kryeministri Ramush Haradinaj me vendimet e guximshme dhe të drejta qe ka marr gjatë këtij mandati, jo vetëm që e ka rritur besimin ndaj tij si Lider por e ka perkrahjen me të madhe nga qytetarët, dhe atë më shumë se sa secili Kryeministër i kaluar.

Përndryshe, përderisa të tjerët po merrën me sondazhe të porositura, kryeministri dhe kryetari i ynë i’a ktheu dinjitetin vendit duke e bërë Kosovën me Ushtri, duke aplikuar taksën ndaj Serbisë dhe tani deri sa të tjerët vazhdojnë të merrem me garën për pushtet e flasim për zgjedhje ne po vazhdojmë suksesshëm rrugën tonë drejt zhvillimit të vendit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke udhëhequr me shtatë komuna asnjëherë nuk ka qenë më e fortë politikisht dhe pa asnjë dyshim është partia politike kryesore në vend ndërsa kryetari ynë është Lideri numër një.

Manipulimi sikur AAK ka shënuar rritje në 12.6 për qind është përpjekje për ta eklipsuar rritjen e vazhdueshme të AAK-së e që është shumë më shumë se aq!. /Lajmi.net/