Reagon AAK: Haradinaj nuk ka ‘kufizim’ për të udhëtuar në SHBA

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar sot në media, ku thuhej se liderit të këtij subjekti Ramush Haradinajt i është ndaluar shkuarja në Amerikë, pasi siç u tha, ai është futur në VISA-Ban nga autoritet amerikane.

Lajme

05/02/2016 19:16

“Shkrimi i publikuar në Indeksonline, është një spekulim i kalkuluar nga kundërshtarët politikë, që jo njëhërë po i  shfrytëzojnë mediat që i kontrollojnë, për të lansuar gënjeshtra, në mënyrë që ta shmangin vëmendjen nga problemet reale me të cilat po përballet pushteti”, thuhet në reagim.

Për më tepër, AAK thotë se para se të botohet shkrimi as që kanë kontaktuar zotin Haradinaj, për të marrë një përgjigje për këtë çështje nga dora e pare.

Haradinaj, siç thotë zyra e tij,  ka kontakte të rregullta me përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe SHBA-të, dhe ky shkrim, siç e quajnë ata, është tendencioz dhe nuk qëndron./Lajmi.net.