Reagojnë nga presidenca: Pushteti i Vuçiqit po mendon dhe vepron si regjimi i Millosheviqit

Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar sërish mbi ngjarjet në veri të vendit, ku mbrëmë pas një sulmi me armë të gjata ndaj policëve të Kosovës, një prej tyre mbeti i lënduar. Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter tha se regjimi aktual në Serbi, po mendon dhe vepron…

Lajme

09/12/2022 08:23

Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar sërish mbi ngjarjet në veri të vendit, ku mbrëmë pas një sulmi me armë të gjata ndaj policëve të Kosovës, një prej tyre mbeti i lënduar.

Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter tha se regjimi aktual në Serbi, po mendon dhe vepron si regjimi i dikurshëm gjenocidial i Millosheviqit, shkruan lajmi.net.

“Regjimi aktual në Serbi mendon dhe vepron si regjimi i Milošević-it që kërkon të imponojë dominimin e Serbisë mbi ish-Yugosllavinë”, ka shkruar ai.

“Vuçiq mund të mendojë se po sundon mbi një shtet të fuqishëm, kur në fakt ai po kryeson një shtet xhuxh që humbi 700 mijë qytetarë në 10 vjet. Është koha për një kontroll të realitetit!”, ka shkruar Vela.

 

Këto reagime nga presidenca vijnë gjithashtu pas kërcënimeve të djeshme se Beogradi po shqyrton të dërgojë në Kosovë 1 mijë trupa të sigurisë. /Lajmi.net/