Reagimi qesharak i Bruno Fernandes kur mori vesh se do ishte kapiten ndaj PSG

Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve fillon sonte, dhe tifozët e futbollit po presin disa ndeshje emocionuese.

Sport

20/10/2020 11:13

Derbi luhet në Paris, ku PSG mirëpret Manchester United. Parizienët duan hakmarrje sepse Djajtë e Kuq i eliminuan ata në fazën e nokautit dy sezone më parë, transmeton lajmi.net.

Javët e fundit nuk ka pasur një atmosferë të mirë në ekipin e Solskjaer. Madje është përfolur se Bruno Fernandes dëshiron të largohet nga klubi në janar, gjë që sigurisht do të jetë një goditje e madhe për United.

Portugezi është lojtari më i mirë i United dhe duket se klubi po punon për të ndryshuar mendim. Solskjaer vendosi gjatë konferencës për shtyp që portugezi të ishte kapiten i ndeshjes kundër PSG, dhe kjo e befasoi vetë lojtarin.

Se sa u befasua Bruno nga ky vendim i trajnerit, tregon më së miri momenti kur norvegjezi zbuloi para gazetarëve se sonte do të marrë shiritin e kapitenit. /Lajmi.net/