Reagimi i Taynës pasi e ngatërruan me shoqëruesen e Tygës në protestë
Tayna ka reaguar pas artikullit të "Daily Mail", ku e ngatërrojnë me shoqëruesen e Tygës në protestat në Los Angeles.

ShowBiz
Prestigjiozja “Daily Mail” në një artikull të publikuar gjatë ditës së djeshme, përfshiu reperen shqiptare Tayna gabimisht, shkruan lajmi.net.
Në atë tekst supozohej se vajza që u fotografua pranë Tygës në protestë ishte Tayna, madje shtuan edhe disa fotografi të saj.
Pas atij lajmi reagoi vet Tayna, e cila me anë të një postimi me shaka thotë se në të njëjtën kohë është në secilin vend.
“N’La, Zvicerr a n’Amsterdam? Unë jam gjithkund në të njëjtën kohë”, ka shkruar reperja duke e etiketuar një lokal, që gjendej në Amsterdam. /Lajmi.net/