Reagimi i Messit kur një tifoz i Napolit i flet për Maradonën

Vizita e Lionel Messit në stadiumin ‘San Paolo’, shtëpinë e viteve më të mira të Diego Maradonës, ishte një ngjarje e vërtetë për qytetin e Napolit.

Sport

26/02/2020 09:18

Përballja Napoli – Barcelona, dhe arritja e Messit në këtë qytet, hapi edhe një herë debatin, se kush është më i miri në histori të futbollit.

Për Gerard Piquen, Messi është më i miri, sepse me të punon çdo ditë, dhe ka parë cilësitë e tij.

Diego Maradona Junior, ka zgjdhur babanë e tij si më të mirin në histori. “Pa dyshim, babai është më i miri në histori. Kushdo që mendon ndryshe, nuk ka ide për futbollin, dhe Messi është ai që i ofrohet më shumë, pa dyshim”.

Dhe mbi gjithë këtë, një tifoz i Napolit u përkujdes për një pritje më ndryshe për Messin, kur ky me skuadrën arritën në ‘San Paolo’, për ndeshjen kundër Napolit.

“Mirësevjen në shtëpinë e babait”, u dëgjua thirrja e tifozit, që bëri Messin dhe Arturo Vidalin të fillonin të qeshnin./Lajmi.net/