Reagimi i Lorik Canës pas nominimit të Dua Lipës dhe Bebe Rexhës në “Grammy”

Lista e shumëpritur me të nominuarit në ceremoninë "Grammy Awards" është publikuar sot.

ShowBiz

07/12/2018 16:46

Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy shqiptaret që arritën të nominohen në mesin e shumë yjeve botëror, shkruan lajmi.net.

Si Dua ashtu edhe Bebe janë emocionuar pa masë kur morën lajmin se janë nominuar, Dua në dy kategori, ndërsa Bebe në një.

Ky lajm padyshim që ka gëzuar gjithë shqiptarët kudo që janë, Lorik Cana përmes rrjeteve sociale ka shprehur entuziazmin pasi mori këtë lajm.

Ai publikoi një foto të Dua Lipës dhe një të Bebes, duke vënë edhe flamurin kombëtar mbi ato imazhe. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrFuS82Hw8m/

https://www.instagram.com/p/BrFwpzUB49U/